Vrasja e Eglant Koçit, në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më armë zjarri! Në kërkim shoku i tij i ngushtë

Jun 19, 2026 | 9:42

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas dy javësh kërkime.

Armand Shakaj
Armand Shakaj

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se nga këqyrja e trupit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Trupi është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së plotë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Identifikimi i viktimës u bë nga familjarët, pasi policia lokalizoi trupin në një zonë të fshatit Cerrujë me ndihmën e dronëve. Në momentin e gjetjes, trupi ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi.

Eglant Koçi rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh, ndërsa zhdukja e tij ishte denoncuar nga familja pranë autoriteteve.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar te rrethi i personave me të cilët ai kishte kontaktet e fundit. Për ngjarjen është shpallur në kërkim Armand Shakaj, i cilësuar nga hetuesit si shok i ngushtë i viktimës.

© Panorama.al

Te lidhura