ROME- 20:10 – “Të miratojmë ligjin për stabilitetin dhe më pas jap dorëheqjen”. Këto janë fjalët e kryeministri italian, Silvio Berluskoni për presidentin Xhorxho Napolitano gjatë takimit që të dy udhëheqësit patën në mbrëmje.
Në një takim ballë për ballë që zgjati rreth 1 orë menjëherë pasi kryeministri humbi shumicën në parlament, presidenca ka dalë me një deklaratë për shtyp.
Pas miratimit të ligjit të stabilitetit me ndryshimet nën dritën e propozimeve të fundit nga Komisioni Evropian, kryeministri do t’ia dorëzojë mandatin kreut të shtetit, i cili do të nisë menjëherë konsultimet duke i dhënë vëmendje të madhe propozimeve të çdo force politike”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e presidencës.
18:20– Situata për kryeministrin italian, Silvio Berluskoni sa vjen e bëhet më e vështirë.
Mediat italiane duke iu referuar një burimi brenda kryeministrisë, flasin për një takim të Berluskonit me Presidentin, Giorgio Napolitano.
Sipas të njëjtave burim takimi pritet të bëhet në pallatin presidencial, rreth orës 18:30.
***
Një votim kyç në Dhomën e Deputetëve të Italisë këtë të martë tregoi se kryeministri Silvio Berluskoni e ka humbur shumicën e tij parlamentare, duke bërë që të shtohet presioni për të dhënë dorëheqjen.
Berluskoni ia doli të marrë një votë pro për ratifikimin e buxhetit faktik 2010, duke marrë 308 vota, shumë më pak se 316 të nevojshme për të patur një mazhorancë absolute në Dhomën 630 vendëshe.
Opozita deklaroi menjëherë se votimi tregoi se Berluskoni duhet të japë dorëheqjen.
Më herët aleati më i ngushtë i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Umberto Bossi, i kërkoi atij dorëheqjen. Kjo u konsiderua si goditje vdekjeprurëse për kryeministrin italian, para votimin në parlament për buxhetin faktik.
Bossi, kreu i Lidhjes së Veriut tha se 75- vjeçari, manjati i medias duhet të zëvendësohet me Angelino Alfano, sekretar i partisë së tij.
“Ne kemi kërkuar që kryeministri të japë dorëheqjen,” u tha gazetarëve Bossi jashtë parlamentit.
Më parë Berluskoni ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat për dorëheqje në drejtim të tij.
© Panorama.al











