Vota e diasporës rikonfirmon deputet Isuf Çelajn në Kukës, ja me sa vota diferencë arriti t’ia ‘rrëmbente’ mandatin Shkëlqim Shehut  

May 17, 2025 | 20:57

Kandidati për deputet nga lista e hapur e PD-së në Kukës, Isuf Çelaj, ka arritur të rikonfirmohet ligjvënës, falë votave të diasporës.

486810468_1692271988034130_3110758970010586988_n

Isuf Çelaj kryeson me 60 vota më shumë sesa kandidati Shkëlqim Shehu, të cilit ia mori mandatin falë edhe votave të emigrantëve që votuan nga jashtë vendit.

cela

Rezultatet e votimit në Qarkun Kukës:

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%

Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%

Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%

Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%

kukes

 

© Panorama.al

Te lidhura