
VLORË- Shperthimi i makines, dyshuar i komanduar ne distance i ka marre jeten gjytarit 35 vjecar Skerdilajd Konomi, ne Vlore.
Ngjarja ka ndodhur paradite në rrugën Skelë-Vlorë, në rrugën kryesore dhe nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jeten gjyqtari Konomi, ndersa makina mendohet se ka qene ne ecje e siper.
Policia dhe forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e saj.
Dihet që automjeti që është dëmtuar thuajse plotësisht është me targa të Vlorës, tip benz, 6383 B, ne pronesi te gjykatesit te Vlores, Konomi.
Sasia e eksplozivit duhet te kete qene e konsiderueshme, i cili dyshohet se eshte komanduar nga distanca.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ceshtjet qe ka shqyrtuar se fundi gjyqtari dhe po hetohet nese ka pasur kercenime kohet e fundit. Konomi punonte si gjyqtar ne Vlore qe prej vitit 2006.
Rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet po drejtohen në rrugë dytësore.
© Panorama.al











