Vlorë, sekuestrohet minibusi i nxënësve: Pa dokumenta

Sep 13, 2012 | 11:04

Një minibus i cili transportonte 25 nxënës është sekuestruar sot nga policia e Vlorës. Sekuestrimi vjen në kuadër të një aksioni të policisë, i cili parasheh marrjen e disa masave për automjetet e shkollave që nuk janë të pajisura me dokumentacionin e duhur.

Minibusi me targa Vlore, VL 4114 B, me drejtues B.Hasanaj nuk posedonte asnjë dokument. Policia ka njoftuar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

© Panorama.al

Te lidhura