Vlore, 2 persona tentojne të godasin Prefektin

Sep 23, 2011 | 11:44

Një incident në rrethana ende të pasqaruara është shënuar mëngjesin e sotëm në godinën e Prefekturës së Vlorës.

Sipas të dhënave të para, dy persona kanë hyrë në godinë dhe kanë dhunuar disa punonjës si dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mësohet së qëllimi i tyre ka qenë goditja e prefektit të Vlorës, Eduard Veçani.

Policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarja, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura