VLORE- Tubim kunder pasigurise dhe krimit qe merr jete u zhvillua paraditen e sotme ne qytetin e Vlores, tronditur se fundi nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Tubimi, me parrullen “Bashke kunder krimit”, me prani te shume qytetareve vlonjate zhvillohet edhe ne mbështetje të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Ne tubim pervec familjareve, miqve e kolegeve te gjyqtarit konomi jane bashkuar edhe shume qytetare te tjere. Marshimi nisi nga Sheshi i Flamurit deri në Skelë, ku te pranishmit kane bere apel per zbardhjen e ngjarjes, kthimin e sigurise per jeten dhe vendosjen e drejtesise.
© Panorama.al











