Vlerësimi maksimal i trajnerit të Rubin Kazanit: Mirlind Daku, sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rusisë

Jan 27, 2026 | 19:06

Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga ka dhënë një intervistë së fundmi për Match TV, ku u ndal pikërisht te futbollisti i Kombëtare kuqezi, Mirlind Daku.

daku

“Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë. Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”, tha trajneri.

Rikujtojmë që Daku përfundoi kampin e tij të parë stërvitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga skuadra.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura