Vjen rinovimi, Hanover: Me Lalën në Europë

May 12, 2011 | 9:33

Altin Lala ka firmosur edhe për një sezon me skuadrën e tij Hanover, në Gjermani. Kapiteni i Kombëtares shqiptare luan tek ky ekip që prej 1998-s, duke qenë një ndër “besnikët” e Hanoverit. Për këtë fakt, drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij edhe një vit kontratë, edhe pse Lala tashmë është 35 vjeç. “Ai është një model për lojtarët e rinj dhe këtë e nxjerr në shumë mënyra me përvojën e tij jo vetëm në kampionatin gjerman, por edhe në ndeshje ndërkombëtare. Ai është i fortë dhe ka një vizion të qartë për mënyrën e lojës që unë praktikoj. Pikërisht për këto veti, unë dhashë verdiktin tim para drejtuesve dhe kërkova që Altini të luante edhe një sezon me Hanoverin”, ka pohuar për mediat gjermane trajneri Slomka. Vetë Lala ka vlerësuar rinovimin e kontratës, duke pohuar: “Ndërthurja e talenteve të reja me ne veteranët nuk i bën veçse mirë kësaj skuadre. Uroj që të bëjmë një sezon të mirë edhe në Ligën e Europës”.

© Panorama.al

Te lidhura