Vjedhje makinash, drogë dhe armë, arrestohen 2 vëllezër dhe nipi i tyre në Malësinë e Madhe! Ja çfarë u gjet pas kontrolleve në banesa

Mar 17, 2026 | 12:11

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në orët e fundit, të akuzuar për vjedhje makinash, prodhim e shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.

malesi e madhe

Dy prej tyre janë vëllezër, kurse i treti nipi i tyre.

Ndërsa u zbardhën 2 raste të vjedhjes së automjeteve në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe dhe u prangos një 22-vjeçar. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë.

Kurse dy familjarët e të riut, xhaxhallarët u kapën me 1 kg e 150 gramë kanabis, si dhe 2 armë gjahu në banesë, pas kontrolleve të ushtruara.

“M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij. B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e aktivitetit kriminal.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura