Tentuan vjedhjen e skrapit, pranga 4 zyrtarëve

Jun 5, 2012 | 21:48
Foto Ilustruese

Policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e katër funksionarëve të Uzinës së Plehrave Azotike Fier, nën akuzat për vjedhje, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në kuadër të operacionit “Skrapi” policia ka vënë në pranga shtetasit, Ferdinand Doksani 47 vjeç, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, me detyrë Drejtor i Uzinës së Plehrave Azotike Fier, Julian Hoxha, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fier me detyrë jurist në Uzinër, Sotiraq Llazi, 57 vjeç, lindur dhe banues në Fier me detyrë magazinier në Uzinën dhe Ali Licaj 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, me detyre përgjegjës i rojeve në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

Po ashtu, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen, Adelina Daka, 47 vjeç, lindur dhe banuese në Fier, me detyrë ekonomiste financiere në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

Sipas policisë, arrestimi i ketyre shtetasve është bërë  pasi akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes se kryer duke shperdoruar detyren” e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne detyra publike”.

Të ndaluarit, rreth orës 11: 30 të ditës së sotme në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vjedhin një sasi skrapi në një magazinë të kësaj ndërmarrjeje ku ndodhen te magazinuara materiale me vlere 11 milion leke.

Hetimet rreth kësaj çështje vazhdojnë.

© Panorama.al

Te lidhura