Vizita në kryeministri e ambasadores amerikane në Athinë, Rama: Ishte takim njohjeje! Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!

Mar 13, 2026 | 13:32

Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë në kryeministri me ambasadoren e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Rama theksoi se ishte një takim njohjeje dhe u diskutua për çështje të interesit të lartë duke përfshirë dhe energjinë.

Rama: Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje për të diskutuar për disa çështje interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal ,që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave  të treta aktorëve të tretë. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësues botërisht e njohur në politikën amerikane e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA.

© Panorama.al

Te lidhura