Viktima, punëtor ndërtimi? Misteri me trupin e karbonizuar brenda makinës! Shqiptari u zhduk, ndërsa mjetin e kishte braktisur në….

Nov 8, 2025 | 13:42

Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar.

greqi makine e djegur trup i karbonizuar shqiptar

Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe.

Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.

Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat.

Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.

Makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.

Mediat greke raportojnë se trupi i karbonizuar ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa duart i kishte me pranga.

Zgjedhja e vendit, prangosja e viktimës dhe më pas djegia e automjetit, ka nxitur dyshimet se është një ngjarje e mirëorganizuar kriminale.

© Panorama.al

Te lidhura