Vijon për të 6-tën ditë greva në Marinzë, punonjësi i “Bankers Petroloim” humb ndjenjat

Oct 20, 2025 | 15:39

Pas disa ditësh në grevë, ka humbur ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “Bankers”.

Josif Lino, me pozicionin mekanik, i cili i ishte bashkuar grevës me bojkot pune është transportuar drejt qendrës shëndetësore të kompanisë ku i  është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Bankers punonjesit josif (2)

Në ditën e 6-të të grevës së urisë, të paktën 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Bankers punonjesit josif (1)

Tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës .

© Panorama.al

Te lidhura