Vijojnë lëkundjet sizmike në juglindje të Shqipërisë, një tjetër tërmet regjistrohet pranë Devollit! Ja sa ishte magnituda

Feb 5, 2026 | 16:10

Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe sot në juglindje të Shqipërisë.

termet

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll. Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

© Panorama.al

Te lidhura