Protesta e mbrëmjes së djeshme në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me një moment të pazakontë, që solli emocione mes pjesëmarrësve.
Mes mijëra qytetarëve të mbledhur dhe flamingove rozë, simbol i lëvizjes qytetare, një i ri u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë partneres së tij.
Momenti u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit, të cilët festuan me çiftin.
© Panorama.al















