Dua Lipa bëri një dedikim prekës për nënën e saj, Anesën, me rastin e ditëlindjes së saj, duke e quajtur si mbretëreshën e shtëpisë së tyre.
Këngëtarja publikoi në Instagram një ditë më parë disa fotografi me familjarët e saj. Mes imazheve spikati edhe një nga koha kur ajo ishte fëmijë.
“Gëzuar ditëlindjen mamit timmmm @anesalipa. Jemi shumë me fat që të kemi ty!! Çdo gjë e mirë që kemi vjen nga dashuria, durimi dhe forca jote! Mbretëresha e SHTËPISË sonë dhe e ZEMRAVE tona!!! Të dua shumë”, shkroi ajo.
© Panorama.al

















