Skenari më i mundshëm i Botërorit, superkompjuteri parashikon një tjetër finale historike

Jun 29, 2026 | 9:06

Botërori 2026 është njohur me rrugën drejt finales. Dje Kanadaja u bë përfaqësuesja e parë që shkon në fazën 1/8, ndërsa për të është po ashtu një moment historik. Superkompjuteri i “Football Meets Data” ka treguar se cili është skenari më i mundshëm për finalen.

Screenshot-2026-06-24-144705

Rezulton se Francë-Argjentinë është finalja që shfaqet më shpesh në stimulimet e zhvilluara. Do të ishte një tjetër sfidë historike, që përsëriste finalen e paharrueshme të Botërorit 2026 ku argjentinasit triumfuan.

Në listën e finaleve të mundshme, Francë-Argjentina ka 8%. Më tej vjen Spanjë-Argjentinë me 6,5% si edhe Francë-Angli me 5,8%. Franca dhe Argjentina konsiderohen përfaqësueset më të favorizuara për fitimin e Botërorit.

Fakt është se Argjentina ka një rrugë më të lehtë deri në gjysmëfinale. Kundërshtari më i vështirë që mund të përballet në çerekfinale është pikërisht Kolumbia.

Screenshot-2026-06-28-091845 Screenshot-2026-06-29-085849 - Copy

 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura