TIRANE-Mungesa e relatorit behet shkak per shtyrjen e gjyqit ndaj ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta.
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 shtator në orën 12:00 seancën gjyqësore ndaj tij.
Sot ne seancen qe zgjati fare pak kane qene te pranishem vetëm dy avokatët e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta.
Ne salle mungonte relatorit Ardian Dvorani, qe mesohet se nuk ishte paraqitur pasi kishte probleme shendetesore.
Seanca e sotme nisi në orën 13:00 dhe pritej që trupi gjykues të përzgjedhë ekspertët e rinj, që do të riekspertojnë videoregjistrimin, pasi dy ekspertimet e specialistëve amerikanë dhe anglezë, u shfuqizuan.
Shtyrja e seances se fundit u be pasi nuk ishin gjetur ende ekspertet. Nderkohe me heret, Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video.
Gjate deklarimeve te tij per mediat, Meta e ka quajtur videon shantazh dhe manipulim, nderkohe qe ka akuzuar edhe prokurorine se jo vetem nuk po ben punen e saj, por po vepron si nje celule politike.
© Panorama.al











