Gjykata e Lartë vendos: Ilir Meta, i pafajshëm

Jan 16, 2012 | 15:20

TIRANE- Gjykata e Larte unanimisht ka shpallur te pafajshem kreun e LSI-se, Ilir Meta, duke rrezuar pretendimet e prokurorise.

Pas me shume se dy oresh, kolegji penal gjykoi se vepra per te cilen akuzohet ish numri dy i qeverise, nuk mund te provohet, ndaj e cilesoi ate te pafajshem, duke e liruar nga akzua.

Nderkohe pak pas shpalljes se vendimit, ne seline e LSI-se, ka brohoritje per vendimin e marre.

Pas vendimit, avokati mbrojtës i Metës, Spartak Braho ka vlerësuar drejtësinë e dhënë: “Ky është një vendim i gjykatës që duhet të respektohet nga të gjithë. Komedia mbaroi, disa do të qeshin e disa do të qajnë”- tha ai.

Nje seance me pare, kolegji u terhoq per shqyrtimin e te dhenave fill pas leximit te pretences nga ana e Prokurorise, e cila kerkoi 2 vite burg per Meten dhe denim me gjobe prej 1 milione lekesh. Nisur nga kompleksiteti i te dhenave dhe materiali i gjere i paraqitur, si nga akuza ashtu edhe nga mbrojtja, Gjykata vendosi te jape verdiktin sot.

Në konkluzionet përfundimtare prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, e cilësoi video-përgjimin e shumëpërfolur si provë autentike, ndërsa sipas tij dëshmia e dhënë nga Dritan Prifti provon se i pandehuri Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv duke favorizuar kompani të caktuara në sipërmarrjet konçesionare.

Kunder kesaj u shprehen menjehere avokatet mbrojtes te Metes, te cilen e cilesuan organin e akuzes organ qe i sherben politikes se rruges. Sipas mbrojtjes, Meta eshte i pafajshem, nderkohe qe procesi ne ngarkim te tij u cilesua si i pabazuar ne fakte.

© Panorama.al

Te lidhura