VIDEO+FOTOT/ Bora izolon fshatrat malorë të Shishtavecit, banorët e Gjutës: Asnjë ndërhyrje, jemi të izoluar! Vetëm një urë druri na lidh me Kukësin, rrezikohen dhe fëmijët

Jan 10, 2026 | 15:14

Prej ditësh Kukësi është nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe borës, të cilat po krijojnë vështirësi serioze për banorët e zonave malore.

Në lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec, rreth 10 nxënës nuk po ndjekin mësimin, pasi për të shkuar në shkollat e fshatrave Shishtavec dhe Novosej u duhet të ecin në këmbë rreth 30 minuta në një rrugë malore fshati.

ura kukes

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të urës së drurit, e ndërtuar nga vetë banorët rreth një vit më parë.

banoret shishtavec

Ura është e amortizuar dhe e rrezikshme për kalim, sidomos tani që kanë nisur edhe reshjet e dëborës, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur për nxënësit.

shishtavec5

Ndërkohë, banorët e lagjes Gjuta shprehen se “ura e drurit dhe rruga rreth 1 kilometër e gjatë u shërbejnë afro 15 familjeve”.

ura shishtavec6

Sipas tyre, “prej më shumë se një viti ndodhen në këtë situatë dhe sa herë ka reshje të dendura shiu apo dëbore, zona mbetet e izoluar, duke pamundësuar lidhjen me Kukësin dhe Shishtavecin”.

shishtavec ura4

Mujedin Gjuta, përfaqësues i lagjes, kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për ndërtimin e një ure të re, e cila do të garantonte siguri dhe akses normal për banorët dhe fëmijët që ndjekin shkollën.

ura shishtavec2

Lagjja Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec, ndodhet në një zonë të thellë malore dhe përballet çdo vit me problematika të ngjashme gjatë sezonit të reshjeve.

ura shishtavec1

ura shishtavec

ura kukes

© Panorama.al

Te lidhura