VIDEO+FOTO/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë” dhe për pak sa nuk përfundon në det, plagoset rëndë shoferi! Pamjet e aksidentit dhe gjendja e drejtuesit! Flasin dëshmitarët: Ishte e frikshme dhe…

Feb 2, 2026 | 11:43

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ose një defekti në sistemin e frenimit.

kamioni

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

kamioni2

Disa qytetarë të ndodhur rastësisht bashkë me forcat e policisë rrugore dhe ato “Shqiponja”, i dhanë ndihmën e parë shoferit të plagosur nga aksidenti.

kamioni3

“Ne thamë se u bë ndonjë karambol i madh. Ishte aksident i rëndë, shumë i rëndë. E pashë që e morën dhe ishallah shpëton. Ishte shumë e frikshme si ngjarje, por them se do shpëtojë. Po të kishte më shumë njerëz do bënte dëm të madh, do kishin vdekur shumë njerëz”, shprehen dy nga qytetarët dëshmitarë (foto poshtë) të ngjarjes.

qytetaret aksidenti vlore

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës (foto poshtë), të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

policia mjeket

kamioni vlore

kamioni4

© Panorama.al

Te lidhura