Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme, dy herë në muaj detyrim paraqitjeje.
Që në orët e para të mëngjesit, kreu i selisë blu është shfaqur para SPAK, teksa u prit nga dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe deputetë.
Të pranishëm edhe deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi.
Para derës së institucionit qëndronin mbështetësit e tij që e pritën me ovacione, teksa i përshëndeti me dy gishta dhe i takoi.
Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për dosjen “Partizani”.
Bashkë me ta të pandehur në procesin që ka nisur janë edhe dy biznesmenë dhe noterja e familjes së ish-kryeministrit.
© Panorama.al














