VIDEO+FOTO/ Dita e tretë e protestës, kamionët bëhen radhë në Qafë-Thanë! Ja si paraqitet gjendja në kufi dhe sa do zgjasë

Jan 29, 2026 | 11:40

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindje të vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar për shkak të protestës në ditën e tretë të saj.

Kryesisht bëhet fjalë për mjete të tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë, ndërsa nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Kamionistëve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës.

kamionet

Situata në doganën e Qafë Thanës vijon të jetë normale dhe pa problematika. Në palën maqedonase kamionët vijojnë të jenë të vendosur në radhë.

kamionet2

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka nisur bllokadën në rreth 10 pika kufitare, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve.

kamionet4

Ata protestojnë kundër zbatimit të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen, duke kërkuar rritjen e afatit të lejuar për qëndrimin e tyre.

kamionet5

Autoritetet maqedonase kanë shprehur mbështetje për shqetësimet e transportuesve dhe po kërkojnë zgjidhje, ndërsa protesta pritet të ketë ndikim të ndjeshëm ekonomik në rajon.

kamionet6

kamionet7

© Panorama.al

Te lidhura