VIDEO+FOTO/ Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, tre automjete përplasen mes tyre, 2 persona në spital! Ja si paraqitet gjendja e tyre! Makinat bëhen copash, shkak dyshohet…

Feb 11, 2026 | 16:22

Një aksident rrugor është regjistruar në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë-Milot pasditen e sotme (11 shkurt), ku janë përfshirë tre mjete.

Një autoveturë, një fuoristradë dhe një mjet tip furgon, janë përplasur mes tyre, duke sjellë edhe vështirësi të përkohshme në qarkullim.

aksidenti lezhe

Sipas informacioneve paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti3

Njëri prej drejtuesve është testuar në vendngjarje dhe rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

aksidenti lezhe2

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

furgoni aksident

© Panorama.al

Te lidhura