VIDEO+FOTO/ Aksident dramatik në Fier, kamioni del nga rruga pranë mbikalimit të autostradës dhe përmbyset në kanal, shoferi dhe pasagjeri…

Jan 29, 2026 | 14:18

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.

Një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

aksidenti8

kamioni fier

Fatmirësisht drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte, kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me dëmtime të lehta.

fier aksidnet

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili mrekullisht përfundoi vetëm me dëme materiale.

aksidenti8

aksidenti3

kamioni fier1

© Panorama.al

Te lidhura