VIDEO+EMRAT/ Tentohet rrëmbimi me makinë i një të mituri, rrihet dhe plagoset me thikë, kapen në ndjekje 2 autorët e dyshuar! Pamjet e ngjarjes së frikshme, shkak dyshohet…

Apr 1, 2026 | 11:07

Një i mitur është tentuar të rrëmbehet me forcë në makinë dhe pasi sulmi dështoi, 2 autorët e dhunuan dhe plagosën me thikë, duke u arratisur.

Por pas operacionit të koduar “Fast”, u bë ndjekja dhe kapja e tyre nga Policia e Pogradecit.

Të arrestuarit janë Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, 33 dhe 32 vjeç. Kapja e tyre u bë pas ndjekjes policore deri në Prrenjas, teksa tentonin arratisjen.

“Tentuan të merrnin me forcë, në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë, për motive të dobëta, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas”, bëri me dije policia vendore për ngjarjen që për pak sa nuk pëfundoi në tragjedi.

pogradec rrembimi

Prokuroria bashkë me Policinë po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.

Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

rrembimi

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura