VIDEO/ Zgjedhja në krye të SPAK-ut, ambasadori spanjoll takohet me Klodian Brahon!

Feb 2, 2026 | 11:21

Një tjetër diplomat i lartë viziton zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjes së kreut të ri javë më parë.

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës më 19 dhjetor, Klodian Braho është përshëndetur dhe uruar nga një sërë diplomatësh dhe zyrtarësh të lartë, ndërsa ka marrë edhe mbështetjen.

Sot në SPAK (2 shkurt), ishte i pranishëm ambasadori i Spanjës i akredituar në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura, i cili ka marrë takim me kreun e institucionit të lartë të akuzës.

ambasadori2

Nuk ka ende një njoftim zyrtar për temat e diskutuara, përveç urimit për detyrën e re dhe mbështetjen ndaj SPAK për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

gabriel cremades ventura

Braho pasoi në detyrën e kreut të SPAK, Altin Dumanin, i cili qëndroi në post gjatë mandatit 3-vjeçar.

© Panorama.al

Te lidhura