VIDEO/ Zëvendësoi Mbapenë, Gonzalo Garsia bën bomberin me tripletë golash! Reali argëtohet ndaj Betisit

Jan 4, 2026 | 18:27

Reali i Madridit e nisi vititn kalendarik 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpartalluar Betisin me rezultatin 5 me 1, ku protagonisti absolut ishte sulmuesi 21-vjeçar Gonzalo Garsia, i cili zëvendësoi Kilian Mbapenë, që nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.

real

Garsia arriti të rrëmbente skenën, duke shënuar plot 3 gola! Një ndeshje kjo të cilën sulmuesi spanjoll do ta kujtojë gjatë në karrierën e tij.

Interesant është fakti se 5 golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, ndërkohë që Gonzalo Garsia, hapi siparin në minutën e 20-të, ndërkohë që “kapakun” ja vendosi Fran Garsia në minutën 90+3’ Golin tjetër për Realin e shënoi Asensio. Teksa të nderit për miqtë e realizoi Çuço Hernandez në minutën e 66-të.

Ky ishte triumfi i 14-të në kampionat për Realin, që e shikon veten në vendin e dytë me një diferencën –4 nga Barcelona.

FT REAL MADRID-BETIS 5-1

Gonzalo Garsia 20′, 50′, Asensio 56′, Fran Garsia 90+3′ / Çuço Hernandez 66′

GOLI I FRAN GARSIAS: VIDEO 

GOLI I TRETË I GONZALO GARSIAS: VIDEO 

GOLI I ÇUÇO HERNANDEZ: VIDEO 

GOLI I ASENSIOS: VIDEO 

GOLI I DYTË I GONZALO GARSIAS: VIDEO 

GOLI I GONZALO GARSIAS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Bellingam; Rodrigo, Gonzalo, Vinicius.
Trajner: 
Çabi Alonso

BETIS: Vajes; Ortiz, Bartra, Natan, Rikardo Rodríguez; Mark Roka, Deosa; Antoni, Fornals, Ruibal; Kuço Hernandez.
Trajner: Manuel Pelegrini

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura