VIDEO/ Zbardhet plaçkitja e shkollës në Lezhë, një i arrestuar dhe 5 të mitur të proceduar! I kthyen ambientet përmbys dhe vodhën gjithçka, zbulohet vendi ku i kishin fshehur

Mar 19, 2026 | 10:29

Zbardhet bastisja e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë.

Policia identifikon 6 autorët e krimit, mes tyre pesë të mitur, duke arrestuar një 22-vjeçar si autor kryesor dhe proceduar në gjendje të lirë të tjerët.

Aksioni u kodua “Pajisjet”. Pasi hynë pas mesnate në ambientet e shkollës, ata vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e godinës arsimore.

“Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Burime zyrtare thanë se gjatë kontrolleve u gjetën edhe 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.

lezhe vjedhja

Njoftimi i Policisë Lezhë:

Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.

6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

vjedhja e shkolles beselidhja

Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin u transportuan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura