Nazmi Gripshi gjeti sot golin e parë me Rubin Kazan. Lojtari i Kombëtares shqiptare zhbllokoi takiminme Krasnodarin. Ishte minuta e 24-të, kur Gripshi dërgoi topin në rrjetë.

Kjo është ndeshja e dytë e Gripshit me Rubin Kazan, që vendosi të blinte kartonin nga Astana për rreth 400 mijë euro. Në javën e parë të Premier Ligës ruse ndërkohë, Gripshi u aktivizua nga stoli. Gjatë festës së golit, mesfushori me tipare sulmuese dha po ashtu lajmin e ëmbël se do të bëhet baba.
Mirlind Daku nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një dëmtim delikat te Rubin Kazan.
Goli i Nazmi Gripshit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











