VIDEO/ Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, drejtori Skënder Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!

Jun 4, 2026 | 14:11

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Korçës për të ndjekur nga afër hetimet dhe planin operacional për ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u plagos një tjetër, Edison Adri, nga i shumëkërkuari dhe i dënuari Violand Braçellari, në Lozhan të Maliqit, gjatë një aksioni mëngjesin e sotëm (4 qershor).

Hita është pritur nga kreu i Policisë së Korçës, ndërsa më herët e kishte lajmëruar vizitën e tij gjatë një deklarate për mediat nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku vizitoi efektivin e plagosur Adri.

skender hita korce

Hita bëri me dije se ngjarja do të hetohej dhe se ai do shkonte në Korçë ku kishte nisur më parë edhe grupin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar procedurat operacionale, apo nëse kishte pasur shkelje të rregullave në aksion.

skender hita1

Edhe pse Braçellari cilësohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 6 efektivë të patrullës “Shqiponja” shkuan në Lozhan për ta rrethuar dhe arrestuar, kurse ai u kundërpërgjigj me “Kallashnikov”.

Hita do të ndjekë verifikimet e duhura nga Korça nëse për rastin duheshin dërguar forca shtesë dhe nëse ishte zbatuar procedura operacionale. Paralelisht hetime po bën edhe Prokuroria e Korçës.

skender hita korce1

Braçellari mbeti i plagosur me tre plumba gjatë aksionit dhe gjithashtu është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.

© Panorama.al

Te lidhura