VIDEO/ Vrasja e gjyqtarit të Apelit, momenti kur forcat e shumta policore futen me shpejtësi në gjykatë pas të shtënave

Oct 6, 2025 | 16:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, teksa në Gjykatën e Apelit u qëllua me armë zjarri gjykatësi Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët e marra në gjoks në Spitalin e Traumës.

policia ne gjykaten e apelit

Panorama.com ka arritur të sigurojë pamjet e momentit kur forca të shumta policore futen me shpejtësi në ambientet e gjykatës menjëherë pas të shtënave, ku u bë dhe e mundur vënia në pranga e autorit Gjon Shkëmbi.

Autori ishte palë në një proces që po gjykohej nga Kalaja. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë nga të shtënat.

© Panorama.al

Te lidhura