VIDEO- Vazhdon situata dramatike në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, segmenti që u përurua me bujë nga Balluku vazhdon të jetë prej tre ditësh i bllokuar

Nov 25, 2025 | 13:35

Prej tre ditësh situata në rrugën Qukës-Qafë Plloçë vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të rrëzimit të një masivi shkëmbinjsh.

Qarkullimi në këtë segment është devijuar përmes një bypassi provizor.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të dekadës së fundit, vazhdon të përballet me probleme serioze pavarësisht investimit prej rreth 260 milionë euro me firmën e Belinda Ballukut.

Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje, ndërsa masivet e gurëve dhe dherave mbeten kërcënim i përhershëm përgjatë këtij aksi.

Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, autoritetet kanë nisur punën për pastrim, por ende vazhdon qe situata te jete problematike.

 

© Panorama.al

Te lidhura