VIDEO/ Tre javë revoltë popullore, protesta mbyll marshimin në ditën e 22-të! Mijëra qytetarë nuk tërhiqen: Rama ik! Diaspora betohet: Nuk largohemi pa të hequr nga zyra

Jun 21, 2026 | 23:40


Është mbyllur edhe dita e 22-të e protestave masive kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ashtu si një ditë më parë, pjesë e tubimit masiv krahas qytetarëve ishte dhe Diaspora shqiptare e organizuar rishtas për këtë protestë. Sakaq, grumbullimi këtë të diel nisi në ora 19:00 në sheshin Skënderbej, për të marshuar drejt Kryeministrisë, megjithëse një pjesë kishte mbërritur aty më parë.


proteste 44

Para zyrës së Edi Ramës, protestuesit e shumtë në numër qëndruan rreth dy orë duke i kërkuar dhe sot dorëheqjen kryeministrit të vendit. Fjala gjatë protestës u mbajt më tepër nga shqiptarët në Diasporës. Ata u betuan se nuk do ikin më në vendet ku jetojnë dhe nga sheshi aty pa larguar Edi Ramën nga zyra.

Më tej vijoi marshimi rrugëve të Tiranës. Vargu kilometrik kaloi si çdo natë nga bashkia Tiranë, për të vijuar me parlamentin, rrugën e Elbasanit dhe Qytetin Studenti. Nga sheshi Demokracia ata thërritën në kor “Poshtë komunizmi” dhe “Edi Rama ka mbaru”.

Marshimi u kthye sërish në rrugën e Elbasanit për të mbyllur ditën e 22 të protestës në sheshin Skënderbej. Një pjesë e protestuesve ashtu si një natë më parë do qëndrojnë para Kryeministrisë 24 orë pa u larguar deri në ikjen e Edi Ramës nga pushteti.

© Panorama.al

Te lidhura