Gazetari Osman Stafa denoncon provokimin pas protestës, paraqitet në polici: Më sulmuan për shkak të detyrës! Më ofenduan dhe më kanë çjerrë

Jun 21, 2026 | 23:00

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka denoncuar në polici një incident që, sipas tij, ka ndodhur pas fjalimit që mbajti në protestën e qytetarëve në Tiranë. Screenshot_52-1

Sipas informacioneve të bëra publike, ai është provokuar nga dy persona gjatë marshimit të protestuesve drejt Qytetit Studenti.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, ku Stafa ndodhej së bashku me një koleg. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, një çift bashkëshortësh e kanë ofenduar gazetarin për shkak të profesionit të tij.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, kanë ndërhyrë persona të tjerë të pranishëm në marshim, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Më pas, efektivët kanë shoqëruar në komisariat një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari Osman Stafa ka paraqitur kallëzim në Komisariatin nr. 3.

Reagimi

Gazetari i News24, Osman Stafa ka reaguar pasi u intimidua nga 2 persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e kësaj të diele. Në një lidhje direkte për News24, pas denoncimit në komisariatin nr.3, gazetari tha se ishte sulm për shkak të detyrës.

Osman Stafa: Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi.

Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës. E dinin që isha gazetar dhe erdhën duke më çjerrë me thonj.

Nuk jam shoqëruar por kam ardhur në policinë e shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar.

 

© Panorama.al

Te lidhura