VIDEO/ Tifozi hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk reagon dhe bën gjestin që askush se priste

Apr 1, 2026 | 15:09

Kosova humbi kundër Turqisë me një rezultat minimal duke mos arritur ëndrrën për të shkuar në Botëror.5

Pas ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamurin shqiptar duke e mbajtur në krahë.

Por për një moment ai e hodhi në tokë për të bërë foto me Milot Rashicën.

Duke qenë se askush nuk po e ngrinte nga fusha, reagoi mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkçi i cili e mori flamurin dhe ia dha Rashicës. Një gjest i futbollistit turk që është vlerësuar shumë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura