VIDEO/ Tifozët e paktë të Mançester Sitit, si “qymyrxhinjtë” tallen dhe brohorasin njëzëri kundër tyre

Feb 5, 2026 | 16:16

Mançester Sitit mposhti me shifrat 3 me 1 Njukastëllin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të EFL Cup.632Por një moment gjatë duelit të luajtur në stadiumin “Etihad” është bërë viral në rrjet.

Tifozët e “qymyrxhinjve” filluan të ofendonin fansat e “qytetarëve” kjo për shkak se ata shquhen për pjesëmarrjen e paktë në stadiume për të mbështetur skuadrën e zemrës.

5400 tifozë të Njukastëllit në stadium filluan të brohorisnin duke i ironizuar: “Jeni këtu, jeni atje, jeni kudo, ama vende bosh, vende bosh”.

Edhe kur Siti ka fituar trofe, tifozët nuk e kanë mbushur stadiumin.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura