Teuta ia doli me lehtësi, që të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Ekipi i Enkelejd Dobit mposhti Vorën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana”.
Të dy golat ishin për t’u shijuar. Të parin e shënoi Jurguens me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi shifrat e gjithë takimit.
Ekipi i Arjan Bellajt nuk ia doli që të bëhej surprizë në transfertë. Kështu iu bashkua të eliminuarve në fazën 1/8. /Panorama Sport/
TEUTA 2-0 VORA
16′ Jurguens, 52′ Toli
Goli i Jurguens: (VIDEO)
Goli i Tolit: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Jazxhi, Përgjoni, Kotobelli, Toli, Maçolli, Votlai, Jurgens, Boçi, Fadairo, Arifi.
Trajner: Enkelejd Dobi
VORA: Hamzaj, Zuna, Shehi, Repaj, Fazlagiç, Vrapi, Kasalla, Bardhi, Torraj, Barjamaj, Ruzgis.
Trajner: Arjan Bellaj
© Panorama.al












