Teuta ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme për vijimësinë e saj në këtë sezon, pasi pas 10 ndeshjesh që nuk shijonte tre pikët, i ka marrë ato në shtëpi përballë Bylisit.
Në një përballje që nisi me shumë vrull, me gola nga miqtë dhe vendasit që në 5 minutat e para, sfida pa në vijim më shumë luftë se raste nga të dy skuadrat.
Për të prishur ekuilibrin u desh një goditje dënimi spektakolare e Kotobellit, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij.
Më pas durrsakët tentuan edhe golin e tretë, por pa sukses, ndërsa ballshiotëve nuk u bënë punë as ndërrimet dhe aktivizimi i emrave të afruar së fundmi në merkato. /Panorama Sport/
TEUTA-BYLIS 2-1
5′ Votlai, 56′ Kotobelli / 3′ Marku
56’ GOOOL TEUTA! Kotobelli ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë perfekte dhe shënon golin e avantazhit. Futbollisti përlotet teksa ia kushton golin të atit të ndarë nga jeta pak ditë më parë. (VIDEO)
5’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje nga këndi, Votlai me kokë gjen devijimin e duhur dhe i jep barazimin e shpejtë ekipit. (VIDEO)
3’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje dënimi të Sulovarit, Marku devijon para Selmanit dhe gjen golin e avantazhit. (VIDEO)
© Panorama.al












