Moti dhe çmenduritë e tij nuk reshtin së befasuari edhe në Shqipëri.
Kushtet atmosferike, edhe pse vendi është goditur nga temperatura të larta këto ditë, sot (5 qershor) ndryshuan menjëherë në jug të vendit dhe veçanërisht në Delvinë.
Në qytet dhe rrethinat e tij nuk ishte vetëm me shi, por edhe me breshër.
Për rreth 20 minuta breshëri mbuloi qytetin dhe fshatrat përreth. U duk sikur qielli u ça dhe hodhi breshër pa kursim.
Për fermerët në zonës së Delvinës breshëri i këtij qershori bëri shumë dëme në pemët frutore, në agrumet, ullinjtë e rinj dhe perimet e stinës.
© Panorama.al











