Faza në grupe e Ligës së Kampioneve në këtë edicion ka dhuruar sot atë që shumëkush e ka cilësuar si surprizën më të madhe deri tani. Mançester Siti është mundur me shifrat 3-1 nga Bodo/Glimt në Norvegji, në një ndeshje ku edhe loja ka folur për ekipin vendas.

Anglezët ishin shumë të ngathët në fazën ofensive në këtë sfidë, teksa u ndëshkuan dy herë radhazi nga zbritjet e vendasve, të goditur brenda 3 minutash nga Hog i cili mposhti Donarumën dhe i dha entuziazëm ekipit norvegjez.
Ky i fundit u mbrojt me rregull dhe duke shfrytëzuar kundërsulmet, gjeti rrjetën edhe me anë të Hauge, ndërsa pa t’i anulohej një gol tjetër dhe traversën e Donarumës t’i mohonte përsëri festën.
Sherki ngushtoi shifrat për Sitin, por çdo plan i Guardiolës për një përmbysje u shkatërrua pas kartonit të kuq të Rodri, i cili la ekipin me 10 lojtarë dhe ia bëri më të thjeshtë punën vendasve në administrimin e rezultatit deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kësisoj, Siti doli pa pikë dhe me një vend mes tetë më të mirëve që tani është në dyshim. Ndërsa Bodo/Glimt mori fitoren e parë të këtij edicioni, që gjithsesi nuk i siguron një vend mes 24 ekipeve të turneut që vazhdojnë në turin tjetër.
BODO/GLIMT-MANÇESTER SITI 3-1
22′, 24′ Hog, 58′ Hauge / 60′ Sherki
Goli i parë i Hog (VIDEO)
Goli i dytë i Hog (VIDEO)
Goli i Hauge (VIDEO)
Goli i Sherki (VIDEO)
FORMCIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











