VIDEO/ Supergol i Asllanit! Pas pengut në “play off” të Botërorit, rikthehet në kampionat duke shkëlqyer

Apr 4, 2026 | 16:53

Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës riktheu baraspeshën.

Screenshot 2026-04-04 163943

Asllani është në radarin e Barcelonës, ndërsa numëron 9 gola dhe 5 asistime në Bundesligë. Hofenheimi ndërkohë kërkon pjesëmarrjen në Champions për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar u rikthye pas zhgënjimit në finalen e “play off” për Botërorin. Kosova u mposht nga Turqia, ndërsa Asllani krijoi dy raste të mira për gol.

Goli i Fisnik Asllanit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura