VIDEO/ Sulmuesi që pret kthimin te Kombëtarja shënon golin e 15 të sezonit të Turqi, tund rrjetën me gol spektakolar edhe ish-futbollisti i Shpresave

Mar 12, 2026 | 13:47

Taulant Seferi vazhdon të lërë shenjën e tij në kategorinë e dytë turke me fanellën e Bodrumspor, ku është kthyer në golashënuesin kryesor të ekipit që lufton për ngjitjen në Superligë.

bandicam-2026-03-12-13-28-36-579

Në ndeshjen e sotme ndaj Igdir në transfertë, Seferi la përsëri gjurmën e tij duke tundur rrjetën që në minutat e para. Ai transformoi me qetësi një penallti, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 ekipit të tij.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i 15 i këtij kampionati për Seferin, i cili është në pritje të ftesës për t’u bërë përsëri pjesë e Kombëtares shqiptare pasi ishte lënë paksa në harresë nga Silvinjo gjatë kualifikuesve të Botërorit.

Ndërkaq, në këtë ndeshje për Bodrumspor shënoi edhe ish-mesfushori i Shpresave, Omar Imeri, i cili në pjesën e dytë mori topin në gjysmëfushën e vet dhe arriti deri në zonën kundërshtare për të realizuar një gol spektakolar pas një sprinti të gjatë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura