VIDEO/ Spektakël bardhezi, Juventusi “tregon dhëmbët” ndaj Sasuolos

Jan 6, 2026 | 22:58

Juventusi i Luçiano Spaletit arriti një fitore spektakolare me shifrat 0 me 3 ndaj Sasuolos në transfertë. “Zonja e Vjetër” e dominoi totalisht sfidën, teksa në minutën e 16-të, autogoli i Muharemoviç iu dhuroi avantazhin.

JUVEEEE

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 1, teksa në fragmentin e dytë, bardhezinjtë shënuan edhe 2 gola të tjerë, në harkun kohor të 1 minute.

Fillimisht ishte Mireti që dyfishoi rezultatin pas asistit të Dejvid, ndërkohë që në një minutë më vonë, ishte radha e sulmuesit Dejvid, për t’u zhbllokuar, duke vulosur sfidën në 0 me 3.

Pavarësisht humbjes, portieri shqiptar i Kosovës, Arijanet Muriç ishte një nga më të mirët në fushë, duke realizuar plot 8 pritje. Për sa i përket Zhegrovës, ai u aktivizua vetëm në minutën e 90-të.

 

Kjo ishte fitorja e dhjetë për Juventusin në 36 javë. Bardhezinjtë e shikojnë veten 3 pikë më pak se kryesuesit e Interit, që kanë edhe 2 ndeshje më pak.

FT SASUOLO – JUVENTUS 0-3

Muharemoviç 16′ (autogol), Mireti 62′ , Dejvid 63′

GOLI I DEJVID: VIDEO

GOLI I MIRETIT: VIDEO 

AUTOGOLI I MUHAREMOVIÇ: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVE

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura