VIDEO/ Si kurrë më parë! Pamje spektakolare nga revolta e mijëra qytetarëve, momenti kur Kryeministria rrethohet nga ‘deti’ i protestuesve

Jun 21, 2026 | 10:06

Protesta madhështore e qytetarëve mbrëmjen e djeshme ka bërë jehonë kudo, jo vetëm me lajmet e përhapura në të gjitha mediat e vendit dhe ato botërore, por edhe me pamjet e saj spektakolare.

protesta nga lart

Momenti më i veçantë ishte rrethimi simbolik i Kryeministrisë në mesnatë nga protestuesit e panumërt.

Pamjet e filmuara mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë mahnitëse, në atë që mund të konsiderohet protesta më masive e ndodhur ndonjëherë në kryeqytet.

“Revolucioni Flamingo”, protesta që qëndron përtej partive politike dhe është revoltë e pastër qytetare për pakënaqësitë e përditshme dhe skandalet e kësaj qeverie, mbushi dje Tiranën.

Në pamjet që shihni, duket se si Kryeministria është rrethuar nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Thirrjet e tyre kërkonin dorëheqjen, klasë të re politike, arrestimin e Ballukut, një Shqipëri të re dhe revolucion.

Sot mbahet edhe protesta e 22-të para kryeministrisë, teksa qytetarët e gdhinë para godinës qeveritare, duke deklaruar se nuk do dorëzohen deri në fund.

© Panorama.al

Te lidhura