Franca ka siguruar kalimin në turin e dytë të Kupës së Botës me një fitore të lehtë 3-0 përballë Irakut, ku protagonist i ndeshjes që zgjati 4 orë ishte Kilian Mbape.
Diferenca mes dy skuadrave ishte e dukshme dhe sulmuesi shënoi që në pjesën e parë golin e avantazhit për ekipin e tij. Më pas, mbi stadium kaloi një rrebesh shiu i shoqëruar me rrufe, që detyroi shtyrjen e fillimit të pjesës së dytë për thuajse dy orë.
Pasi skuadrat u kthyen edhe një herë në fushë për të vazhduar ndeshjen, Mbape dyfishoi rezultatin duke vazhduar ndjekjen e Lionel Mesit me atë që ishte goli i katërt i këtij edicioni të Kupës së Botës dhe i 16 në total në karrierë në turne.
Goli i Dembele më pas i vendosi vulën fitores 3-0 që kaloi qetësisht Francën në turin tjetër të aktivitetit.
FRANCË-IRAK 3-0
Mbape 14′, 54′, Dembele 66′
PËRMBLEDHJA E NDESHJES: VIDEO
STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al














