Si çdo ditë në orën 19:00 mijëra qytetarë mblidhen sheshin “Skënderbej” më më pas marshojnë drejt kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në ditën e 24 të protestës, kërkesa kryesore e qytetarëve është vetëm një, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
© Panorama.al












