VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët makina pranë autostradës Fier-Vlorë, mister shkaqet! Ishte e braktisur dhe…

Apr 1, 2026 | 10:43

Një automjet është përfshirë nga flakët orët e vona të mbrëmjes së djeshme (30 mars) në zonën e Novoselës, pranë autostradës Fier–Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në tokat bujqësore të kësaj zone, ku mjeti është konstatuar duke u djegur plotësisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë automjetin, i cili është shkrumbuar totalisht.

makina flake vlore

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja pse mjeti ndodhej në këtë zonë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura