VIDEO/ Ronaldo ankohet për trajnerin e tij portugez, shfaqet i qeshur kur Al Nasr pëson gol: E pamundur

Jan 13, 2026 | 8:58

Al Nasr u mposht dje me rezultatin 3-1 nga Al Hilal. Me 7 pikë më pak se kryesuesit mund të thuhet se titulli duket si iluzion, ndërsa vëmendja kryesore edhe dje i takoi Kristiano Ronaldos.

ronaldo

Trajneri Horge Hezus vendosi ta zëvendësojë Ronaldon në minutën e 83-të, kur vendësit sapo kishin përmbysur rezultatin. Ky vendim nuk u prit mirë nga sulmuesi portugez, që ironizoi dhe për më tepër tha: “E pamundur”.

Ronaldo nuk e fshehu pakënaqësinë, ndërsa ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë. Më pas Al Hilal shënoi edhe golin e tretë, teksa kamera fokusoi Ronaldon që po tallej me situatën e krijuar.

Nasr e niste çdo gjë mirë me 10 fitore radhazi. Në katër ndeshjet e fundit numëron një barazim dhe tri humbje që ndryshuan gjithçka.

Reagimi i Ronaldos gjatë zëvendësimit: (VIDEO)

Reagimi i Ronaldos pas golit të tretë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura